Juventus nuk mendon vetëm për të tashmen. Bardhezinjtë kanë një sërë lojtarësh të rinj të talentuar në pronësinë e tyre, një pjesë të cilët I kanë dhënë huazim për të fituar më shumë eksperiencë. Ndërkohe, objektivi I radhës I përgjegjësit të merkatos bardhezi Marotta, ka vënë në shënjester edhe djalin e Liliam Thuram.

 

19 vjecari Khepheren është vetëm 16 vjec por po shkelqen me ekipet e moshave të Monaco, ku së fundmi ka kaluar me 19 vjecaret. Moratto po përpiqet të kuptoje nëse klubi I Principatës ka apo jo për qëllim të negociojë për kartonin e Thuramit të vogël edhe pse sipas mediave franceze, Monaco nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.

 

Khepheren I lindur me 16 mars 2001 konsiderohet një nga talented më të mëdhenj të moshës së tij në France dhe që tani e krahasojnë me Patrick Viera pasi ndryshe nga babai I tij mbrojtës, ai luan në mesfushë si shkatërrues. Ndoshta fati mund ti rezervojë pjestareve të familjes Thuram të njëjtin drejtim pasi edhe Liliam ka luajtur një pjesë të mirë të karrierës së tij tek Juventus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *