E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus zgjedh Matuidi për mesfushën

Juventus mesa duket e ka zgjedhur lojtarin të cilin dëshiron të transferoje për të përforcuar mesfushën. Bëhet fjalë për Blaise Matuidi, i cili për shkak të hapësirave të pakta tek PSG, është gati të pranojë kalimin tek bardhezinjte. Pasi panë më kujdes shumë pista gjatë kësaj vere, duke nisur nga Matic, Nzonzi, Strootman, Emre Can dhe Andre Gomes, duket se tratativa që mund të mbyllet më shpejt dhe që kënaq edhe trajnerin Alegri, është futbollisti i kombëtares franceze Matuidi. Referuar mediave italiane, 29-vjecari të cilit i përfundon kontrata sezonin e ardhshëm me Psg, pritet ti kushtoje kampioneve të Italisë 15 milion euro menjëherë dhe 5 të tjera në forme bonusi.  Për Matuidi, do të jetë gati fanella 14 që e la të lirë i riu, Matielo.

 

Në Angli, e japin për një çështje te mbyllur rinovimin e kontratës mes Ibrahimovic dhe Manchester United. Sipas tabloidit “The Sun” pritet që brenda 24 orëve të ardhshme, palët të arrijnë një akord dhe suedezi të firmosë një kontratë të re deri në fund të edicionit të ardhshëm. Ibrahimovic u dëmtua rëndë me 20 prill kundër Anderleht në një ndeshje te Europa League dhe kthimi në fushë mund të vijë maksimumi në fillim të muajit nëntor. Pavarësisht kësaj, djajtë e kuq i ofruan një kontratë të re jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe për kontributin që ai dha për klubin në sezonin e kaluar ku shënoi mjaft gola.

Vazhdo të lexosh

Reklamë