Kompeticioni më i bukur për futbollin europian dhuroi sërish emocione dhe spekatëkl që u përjetuan ekskskluvisht vetëm në ekranin e Tring. Mbërmja e të martës mbylli dhe disa nga ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Padyshim vëmendja maksimale ishte tek ritakimi në fushë i Messit dhe Ronaldos.

 

Megjithatë askush nuk e mendonte se italianët do të turpëronin Barcelonën në Kamp Nou me rezultatin e thellë 3-0. Protagonist ishte dhe ylli portugez i cili zhbllokoi sfidën që në minutën e 13 më anë të një 11 metërshit. Pavarësisht rasteve të shumta të spanjollëve për të reaguar, Mek Kejn i ndëshkoi sërish duke ia bërë dhe më të vështirë lojën skuadrës së Kuman.

 

Shpresat për spanjollët u shuan dhe më shumë në pjesën e dytë kur Cristiano Ronaldo realizoi dhe golin e tretë dhe vulosi sukesin e takimit me shifrat 3-0. Pas kësaj fitoreje, Juventus merr kreun e grupit me pikë të barabarta me Barcelonën por ka avnatzhin e ndeshjeve direkte. Ndërsa grupin e kompletoi sfida Dianmo-Kyev -Ferencvarosh e mbyllur me rezultatin minimal 1-0 në favor të ukrainasve. Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni luajti për 90 minuta.

 

Ndërkohë, sfidë tjetër interesante ishte ajo mes Laipzig dhe Manchester United e mbyllur me rezultatin  3-2. Një fitore e gjermanëve që i kualifikon në turin tjetër dhe që lë jashtë gjigantët e Manchester United. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit  mes PSG dhe Bashakshehir, gjithcka u ndërpre në minutën e 20 kur  futbollistët turq u larguan nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj gjyqtarit të katërt, duke akuzuar këtë të fundit se kishte përdorur shprehje raciste kundër tij.

 

Më herët, Borusia Dortmund dhe Lazio kanë prerë biletën për në fazën tjetër, përkatësisht si e para dhe e dyta në këtë grup. Gjermanët fituan me përmbysje 2-1 në Rusi përballë Zenit . Ndërkoë Lazio i Strakoshës , Tares dhe Muriqit mori një barazim mes vuajtjesh ndaj Klub Bruzh. Një pikë që mban italianët në vendin e dytë ndërsa grupin e kryeson gjermanët e Dortmundit.

 

Ndërkohë në grupin E, Celsi mori nj brazim 1-1 përballë rusëve të Kranodar megjithatë  anglezët e mbyllin të parët në grup të ndjekur nga Sevija që mposhti francezët e Ren me rezultatin 3-1 në transfertë .

 

6 ndeshjet kryesore u trasmetuan ekskluzivisht në ekranin në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *