E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus turpërohet në shtëpi dhe i thotë lamtumirë Championsit

Chelsea dhe Villareal vijojne rrugetimin në fazën çerekfinale të Uefa Champions League.

Befasia më e madhe e 1/8 padiskutim ishte triumfi i “Nëndetëses së Verdhë” ne Torino, ku eleminoi Juventusin fale nje fitoreje 3 me 0 e cila sfumoi barazimin ne ndeshjen e pare ne Spanje.

Bardhezinjte ishin me te rrezikshem ne pjesen e pare, por portieri Rulli priti thuajse gjithcka.

Ne fraksionin e dyte Juventus ishte shumē mē pak kercenues, mirepo ne minuten e 80 nje penallti e shkaktuar nga Rugani beri qe Moreno te kalonte ne avantazh Villareal.

Reklamë

5 minuta me vone Pau Torres godeti rende Juventusin duke dyfishuar shifrat, ndersa ne minuten e 90 Juventus u dorezua perfundimisht pasi De Ligt preku topin me dore duke shkaktuar serish nje penallti. Kete here ishte Danjuma qe realizoi per miqte. Kapitullim total i skuadres se Allegrit.

Ne krahun tjeter Chelsea mundi 2 me 1 ne France ekipin e Lille, skuader qe e mundi 2 me 0 edhe ne Londer! Burak Ylmaz kaloi ne avantazh vendasit me penallti ndersa Chelsea barazoi fillimisht me Pulisic dhe me tej permbysi gjithcka me ane te Azpilicueta. Takimet u transmetuan ne Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë