Juventus i shkaktoi humbjen e pare Napolit per ketë sezon ne serine A, ndërsa afroi edhe me shume 4 skuadrat e pare ne renditje ne luftën per titullin kampion te këtij sezoni.

 

Ne San Paolo ne sfidën e javës se 15, ne nje ndeshje fondamentale per te ardhmen e ketij kampionati zonja e vjetër fitoi me rezultatin 1-0 perballe vendasve, duke u ngjitur ne kuotën e 37 pikëve, vetëm 1 pike larg vendit te pare.

 

Nëse dikush kishte dyshime, ne kete përballje skuadra e Alegrit tregoi qe është akoma e gjalle, protagoniste dhe do t’i shkoje deri ne fund luftës per titull. Protagonisti i mbrëmjes, nje ish higuain i cili ne presionin e  tifozëve vendas ne nje kundërsulm te shpejte shënoi ne portën kundërshtare. Skuadra e teknikut Sarri u mundua te reagonte, por jo me efektivitetin e zakonshëm, kjo dhe fale Juventus i afte te mbyste ritmin dhe shpejtësinë e Insinje dhe Mertens.

 

Ne pjesën e dyte, forca e zonjës se vjetër ishte ne aspektin mental se sa teknik. Niveli i vendasve ndryshoi, me nje presion gjithmonë e ne rritje, gjithsesi skuadra e Alegrit arriti te administronte rezultatin.

 

Edhe pse u mbrojt me forca te shumta kampionet ne fuqi ne momentin ku futeshin ne zonën Reina ishin gjithmonë nje rrezik per Napolin.

 

Përfundimisht 0-1 per Juventus qe merr maksimumin ne San Paolo, duke i shtuar presionin ne maksimum liderëve te kampionatit e duke e bere garën me te bukur ne luftën per titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *