Sonte do të përcaktohen dy ekipet e fundit çerekfinaliste të Champions League.

Vëmendja në platformën Tring do të jetë e përqendruar tek dueli Juventus-Villareal, ndeshja e cila në Spanjë u mbyll 1 me 1.

Për të shkuar në 8 më të mirat e Europës, Juventus ka vetëm një opsion në kohë të rregullt, të fitojë kundër “Nëndetëses së verdhë”.

Juventus vjen në këtë duel të rëndësishëm në kondicionin më të mirë të sezonit pasi ka 15 ndeshje radhazi që nuk humbet ndonëse ndonjë problem vetëm me organiken është aktualisht.

Allegri pritet të luajë me skemën 4-4-2 teksa në qendër të mbrojtjes do të jetë dyshja Rugani-de Ligt.

Në sulm, Vlahoviç që pushoi në kampionat kundër Sampdorias, do të kthehet të bëjë liderin e sulmit bashkë me Moratën, ndërsa Dibala do ta nisë nga stoli.

 

Në lojë për kualifikimin janë edhe 10 milionë euro sa është shpërblimi për kalimin e turit.

 

Ndërkohë në duelin tjetër Chelsea që aktualisht është i shokuar të paktën në aspektin financiar si pasojë e bllokimit të llogarive të presidentit të saj rus, Abramoviç, shkon në Francë kundër Lillë me sigurinë e fitores 2 me 0 të ndeshjes së parë, dhe nuk pritet të ketë probleme për kualifikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *