E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus, shtyhet titulli kampion, Roma leksion “Zonjës se Vjetër”

Shtyhet përsëri festa e titullit kampion per Juventus. Ne kryesfiden e javës se 36 te Serisë A, Zonjes se Vjeter i duhej vetëm nje pike, por u mund 3-1 ne Olimpiko nga Roma e Spaletit. Edhe njëherë, skuadra e Alegrit u tregua nje skuadër e brishte ne nje moment vendimtar jo vetëm e ndikuar nga dëmtimet, por edhe mendjen te dy finalet e rëndësishme ne harkun kohor te dy javëve te ardhshme.

 

Gjithsesi merite edhe per romen ne nje sfide krenarie jo vetem e afte per t’i shtyre festen bardhezinjeve, por edhe per te rimarre vendin e dyte nje beteje qe do te vazhdoje deri ne fund te sezonit me Napolin.

 

Reklamë

U duk se Juventus do t’i gëzohej titullit ne “Olimpiko” kur Leminia pas nje pasimi te Higuain ne minutën e 21 kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Por katër minuta me vone ishte kapiteni De Rosi qe ktheu gjithçka ne baraspeshe, duke mposhtur plot zemërim portierin Buffon.

 

Ne pjesën e dyte pas disa ndryshimeve taktike me zhvendosjen e sulmit ne qendër dhe agonizmit ne çdo top, Roma mori frenat e lojës, duke kaluar shpejt ne avantazh ne minutën e 56 me El Sharawi. Ne minutën e 65, radha i erdhi Naingolan ne gjuajtjen e te cilit legjenda Buffon, nuk mund te bënte dot asgjë.

 

3-1 per skuadrën e Spaletit, rezultati përfundimtar me Romen, 4 pike largu Juventus kur kane mbetur edhe dy jave nga fundi. Kampionati vështirë te rihapet ne luftën per titull, gjithësi nga ana matematikore asgjë nuk ka përfunduar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë