E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus rimerr i vetëm kreun

Juventus ka rimarre i vetëm kreun e kampionatit italian,  pasi fitoi pastër 0 me 2 ne transferte kundër Atalantes ne ndeshjen e javës se 28. Bardhezinjte janë ngjitur kështu në kuotën e 64 pikëve, sërish +3 në raport me Napolin e vendit të dytë. Skuadra e Alegrit po bën një pjesë të dytë të sezonit fantastike, duke mos njohur pengesa e duke vijuar të vendose rekorde, jo vetëm për pathyeshmërinë,  por edhe Bufon, i cili nuk pëson gol prej 835 minutash, rekord në Itali. Sa për kronike golat për bardhezinjte u shënuan nga Barzalji në pjesën e parë dhe Lemina në të dytën. Ndryshe ndodh me Milanin që bëri një paraqitje skandaloze në fushën e Sasuolos, duke u mundur 2 me 0 e duke iu larguar shumë zonës champions. Kuqezinjtë u ndëshkuan fillimisht nga një supegol i Dankan e më pas të dytën mbylli llogarite për vendasit Sansone. Pavarësisht se vendasit luajtëm me 10 lojtarë në 15 minutat e fundit, kuqezinjtë nuk bënë dot asgjë, duke qenë tani 9 pikë larg Romes së vendit të trete.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë