Zinedin Zidan nuk ka ndryshuar aspak qëndrim nga deklaratat e pak kohëve më parë kur pohonte se finalja e Uefa Champions League nuk ka favorit. Edhe në intervistën e radhës, dhëne ne javën anti Juve, tekniku francez i skuadrës madrilene gjykon se është një ndeshje e vetme ku mund të ndodhe gjithçka dhe takimet e zhvilluara deri tani nuk vlejnë aspak.

 

“Po e përgatisim finalen në mënyrën më të mirë, jo me ndonjë veçanti por më së shumti jam i kënaqur per përqendrimin, seriozitetin dhe mbi të gjitha në aspektin fizik të ekipit. Kemi përballë një kundërshtar shumë cilësor. Besoj që në finale kanë ardhur dy ekipet me te madhe. Ky kompetricion ka qenë objektiv i madh që nga shtatori i vitit të kaluar kështu që do të japim gjithçka në Kardif për t’ia dalë mbanë.”

 

Zidan nuk nguron te vlerësoje edhe Juventusin, ekip të cilin si lojtar ka fituar shumë prandaj këtë finale te madhe te shtunën në mbrëmje në champions, e konsideron ndeshje shumë speciale.

 

“Bardherzinte janë një ekip solid. Nuk ndryshon asgjë për ne nëse ata luajnë me 3 ose me 4 në mbrojtje, ata dine të luajnë në të gjitha mënyrat. Unë mendoj vetëm për ekipin tim dhe për faktin sesi mund ti vendosin në vështirësi. Nuk shoh shumë diferenca në raport me finale e vitit të kaluar kundër Atletico Madrid. Nuk ka favorit. Ata kanë bërë një sezon fantastik. Duam të gjithë një ndeshje të bukur. Thonë që ata mbrohen më mirë dhe se ne kemi sulm më të mirë, por unë mendoj se jemi aty pa diferenca të mëdha.”

 

I ngacmuar nga gazetarët në lidhje me rikuperimin e Garet Bejl dhe faktin nëse do të zgjedh Uellsianin apo Izkon që po kalon një forme te shkëlqyer, trajneri i Realit deklaroi se nuk ka ndërmend të deklaroje se cili do të luajë. Madje tha se Izko e Bejl kanë luajtur edhe bashkë si titullar. Zidan vlerësoi Dybalen si një nga më të mirët e Juventusit, por duke mos lënë pas edhe Higuain dhe Dani Alvesh. Tekniku francez ka marrë lajme shumë të mirë pas ndeshjes më të rëndësishme të sezonit pasi të dëmtuarit Bejl, Varan dhe Karval dhe Los Blankos shkojnë 100% të plotë kundër Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *