Juventus hodhi nje hap te rëndësishëm drejt finales se kupës se Italisë, teksa mundi me përmbysje ne sfidën e pare gjysmëfinale Napolin. Ne Juventus Stadium, zonja e vjetër fitoi me rezultatin 3-1 ne një sfide ku e pa veten ne disavantazh ne përfundim te pjesës se pare. Një përballje me dy fytyra për te zotet e shtëpisë. Ne pjesën e pare, skuadra e teknikut Sarri mjaft e organizuar ne mesfushe përballe nje kundërshtari konfuz ne ndryshimin e skemës me tre lojtare ne prapavije. Dominim nga ana e miqve me mjaft autoritet, por jo me shume raste te pastra për gol. Dhe ne minutën e 36 napolitanet arritën te gjenin rrugën e rrjetës pas nje kombinimi Milik Insigne dhe e finalizuar me Callejon. Por gjithçka ndryshoi ne pjesën e dyte me teknikun Alegri i detyruar te ndryshoje skemën, duke e kthyer ne ate tradicionalen 4-2-3-1. Dhe qe ne minutën e 47 Juventus gjeti golin e barazimit pas nje penalltie te fituar nga Dybala dhe te kthyer ne gol nga po vete argjentinasi. Dominimi i pjesës se pare u shumua dhe pas disa gabimeve teknike dhe pozicioneve te gabuar miqtë pësuan golin e dyte ne minutën e 64 me Higuain, i cili nuk festoi për respekt te ish-skuadrës. Edhe pse tashme ne avantazh, situata nuk ndryshoi me Juventus ne sulm te vazhdueshëm qe ne një kundërsulm te shpejte përfituan penalltinë e dyte te mbrëmjes, 5 minuta me vone e kthyer edhe kjo ne gol nga Dybala. 3-1 rezultati përfundimtar me zonjën e vjetër me nje këmbe ne finale. Për Napolin, një tjetër humbje e dhimbshme pas asaj ndaj Romes dhe Real, një sinjal alarmi i pamundur për t’u injoruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *