E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus plot besim, Dani Alvesh titullar

Juventus dhe Real Madrid janë gati per mbrëmjen me te rëndësishme te sezonit. Ne Millenium Stadium, sonte ne 20 e 45 do te zhvillohet finalja e Uefa Champions League që do të mbyll kështu një sezon spektakolar me plot emocione që nga gushti i vitit të kaluar e deri tani. Të dyja skuadrat vijnë plot entuziazëm dhe besim ne ketë ndeshje. Italianet duan të kthehen të fitojnë ketë trofe pas 21 vitesh mungese dhe e shohin finalen e Kardifit si shansin më të mirë.

 

Pas kampionatit dhe kupës, tashmë Uefa Chamnpions League mund të kompletoje tripleten e famshme, edhe pse ne të vërtete ky trofe për juventinet është shumë me i rendesishem. Allegri ka ne dispozicion një skuadër thuajse të plote me përjashtim te Sturaros dhe Pjaces që janë të dëmtuar. Tekniku bardhezi do t’i besoj titullarëve të dy ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Monaco me Barzalin e Dani Alvesh ne krahun e djathtë dhe Kuadradon ne stol. Kedira i rikuperuar plotësisht së bashku me Pjanic përbejnë digën e mesfushës, ndërsa Dibala e Madzukic mbështesin Higuain. Për disa lojtarë të Juventusit, mbi të gjitha legjendën e portës Bufon ndoshta ky është shansi i fundit ne karrierë për të fituar Championsin, prandaj edhe motivimi është maksimal.

 

Reklamë

Ne konferencën e fundit, Alegri u shpreh se Juventusit nuk i mjafton kurrsesi fakti qe është ne Kardif, pasi tani duhet patjetër te fitoje dhe per ketë gjë skuadra është gati. Bufon sakaq u shpreh se skuadra kërkon te beje diçka qe te mbetet ne histori,  ndërsa Dani Alvesh shprehu bindjen se Juventus do t’ia dale mbanë. Nga ana tjetër, Real Madrid vjen me petkun e kampiones se freskët te La Ligës. Stërvitja e fundit ne Kardif shkoi qete për Los Blankos, te cilët i kane rikuperuar te gjithë lojtaret qe ishin te dëmtuar. Nga këta Karvahal dhe Varan do te jene titullar, ndërsa Bejl i cili është idhulli i vendasve ne Kardif do ta nise nga stoli për t’i lëne vend Izkos qe se bashku me Ronaldon do mbështesë Benzeman.

 

Ne konferencën e fundit, Zidan tha se ishte nje ndeshje e barabarte teksa vlerësoi Juventusin si ekip shume te forte jo vetëm ne mbrojtje ndërsa Ramos e konsideroi nje privilegj sfidën me bardhezinjte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë