Pas 28 javësh kampionat Juventus ka pësuar humbjen e parë në Seria A.

 

Bardhezinjtë u mposhtën këtë të dielë me rezultatin 2 me 0 përballë Genoas.

 

Ndryshimet e shumta të bëra nga tranjeri Massimiliano Allegri për këtë ndeshje duket se nuk dhanë efektin e tyre.

 

Mungesa e Cristiano Ronaldos por edhe e Giorgo Chellinit apo portierit Wojciech Szczesny, u ndjenë pothuajse gjatë gjithë lojës pasi Genoa arriti ta vinte shpesh në vështirësi zonjën e vjetër.

 

Me pjesën e parë të mbyllur me rrjeta të paprekura si dhe me një penallti ta anuluar nga sistemi Var për Genoan, pjesa e dytë tregoi një tjetër pamje.

 

Në minutën e 72 ish-lojtari juventin Stefano Sturaro I sapo hedhur në fushën e lojës kaloi në avantazh ekipin vendas të Genoas.

 

Por vetëm 9 minuta më vonë në të 81 minutë një tjetër lojtar I ardhur nga stoli, maqedonasi Goran Pandev kaloi në avantazh për të dytën herë ekipin e Genoas, duke I dhënë kështu një 3 pikësh me vlerë.

 

Me këtë fitore Genoa është ngjitur në vendin e 12 të Serisë A me 33 pikë duke kaluar Sassuolon e cila humbi ditën e shtunë përballë Sampdorias me rezultatin 3 me 5.

 

Ndërkohë Juventus vijon të mbajë vendin e parë me 75 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *