E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus, në kërkim të një mesfushori

Blerja e një mesfushori vazhdon te mbetet një objektiv i rëndësishëm në merkaton e Juventusit. Bardhezinjte po mbajnë disa pista të hapura. Mediat italiane sqarojnë se me i pëlqyeri nga Alegri dhe drejtuesit e skuadrës është Emre Can.

 

Futbollisti me origjine turke, por që luan për kombëtaren gjermane, është i ri vetëm 23 vjeç dhe pas një sezoni shumë të mirë me Liverpool. Emre Can nuk ka rinovuar ende kontratën që i përfundon vitin e ardhshëm me te kuqte dhe bardhezinjte, nisur nga kjo situatë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 25 milion euro për te, ndërsa Liverpool synon që të mos e shesë për më pak se 30 milion euro.

 

Reklamë

Palët gjithsesi nuk janë larg. Pak më ë vështirë pista që të çon tek Kevin Strootman i Romes. Holandezi ka një klauzole 45 milion euro, ndërsa drejtuesit e Romes i kanë thënë jo, një oferte te parë të Juventusit për 30 milion euro.

 

Opsioni i ri i kampioneve të Italisë është Serxhi Roberto, talenti i Barcelonës, i cili në mungese të hapësirave si titullar tek katalanasit, po mendon të largohet. Italianet janë gati të paguajnë 40 milion euro për te. Dy alternativat e fundit për mesfushën e Zonjës së Vjetër mbeten pistat e vjetra: Matuidi i PSG dhe Stiven Nzonzi i Seviljes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë