E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 4 minuta më parë
Sport

Juventus në alarm, gjashtë lotarë të dëmtuar para ndeshjes me Parmën

Te Juventusi ka disa lojtarë për t’u monitoruar përpara ndeshjes të së hënës në mbrëmje në Parma.

McKennie dhe Koopmeiners, të cilët dolën të lënduar nga ndeshja kundër Lecces, vazhduan stërvitje më vete, por gjendja e tyre nuk duket shqetësuese.

Atyre iu bashkuan Yildiz dhe Renato Veiga, gjithashtu të dëmtuar.

Situata më problematike duket me turkun, i cili gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të së mërkurës pësoi një traumë në kofshën e djathtë.

Reklamë

Situata e tij do të vlerësohet dita-ditës, me shpresën se do të rikuperohet. Gjithsesi, prania e tij në “Tardini” është në dyshim.

Ndërsa mbrojtësi portugez nuk u stërvit për shkak të simptomave të gripit.

Perin dhe Mbangula gjithashtu vazhduan përgatitjen veçmas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë