Juventus nuk arriti dot të përfitojë nga humbja e Romes ndaj Napolit për të rritur ndjeshëm diferencën në kampionat nga verdhekuqte. Skuadra e trajnerit Alegri u ndal në një barazim 1 me 1 në transferte me Udinezën dhe për pasojë diferenca nga Roma është rritur me vetëm 1 pikë, pra tani është 8 pikë edhe pse bardhezinjte shpresonin të shkonin në +10 pikë. Megjithatë pozicion në seria A është tejet komod për zonjën e vjetër, e cila me një distancë të tillë qetësie, mund t’i përqendroje të gjitha energjitë në Champions League. Në transfertën e Friulit, duhet thënë që paraqitja e Juventusit nuk ishte nga më të mirat, pa hequr mënjane edhe meritën e Udineses, e cila bëri një ndeshje tejet pozitive. Duvan Zapata kaloi në avantazh të zotët ë shtëpisë në minutën e 37, ndërsa goli i barazimit për kampionet e Italisë u shënua nga qendërmbrojtësi Bonucci në minutën e 60. Interi  ringrihet menjëherë pas disfatës me Romen javën e kaluar. Zikaltrit  fituan me goleade 1 me 5 në transferte me Kaljarin dhe mbajnë gjallë ëndrrën Champions, pasi distance nga Napoli i vendit të trete është vetëm 6 pikë.  Perisic dhe Banega shënuan fillimisht dy gola të shpejte për Interin, por Sardet u kthyen në lojë në fund të pjesës së parë me Borrielon. Megjithatë pjesa e dytë tregoi diferencat reale mes dy ekipeve, pasi Interi shënoi edhe tre herë të tjera sërish me Perisic, Ikardin dhe ne fund Cagliardinin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *