Juventus fitoi takimin e fundit të Internaional Champions Cup duke mundur Romen me 11-metersha 5- 4 pasi koha e rregullt ishte mbyllur 1-1.

 

Dy skuadrat që e mbyllen kampionatin Italian në vend të parë dhe të dytë zhvilluan në SHBA një ndeshje intensive e cila nuk I ngjante kurrsesi një përballje miqësore, aq më tepër që trajnerët respektive hodhën në fushën pothuajse ekipet e tyre më të mira. Dybala që në start shqetësoi kryeqytetasit të cilët reaguan shpejt dhe patën tre shanse të mira, dy herë me Xhekon dhe me pas një tentative e Naingolan por pa mundur të shënojnë.

 

Megjithatë në nivelin e lojës së zhvilluar, agresivitetit dhe qarkullimit të tipit, bardhezinjtë ishin më të lartë sesa Roma në pjesën e parë. Pjanic dhe Higuain provuan të realizojnë por pa rezultat, përpara se ndeshja të zhbllokohej nga Madzukic në minutën e  28-të.

 

Në pjesën ë dytë edhe për shkak të mjaft ndryshimeve tek kampionet e Italisë, Roma ishte më këmbëngulëse. Fillimisht ishte Strotman që goditi shtyllën, më pas Juventus u përgjigj me një dopio rast të Dugllas Kosta dhe Higuian por portieri Allison nuk lejoi dyfishimin e shifrave.  Goli i barazimit mban firmën e Xhekos pas pasimit të dhënë nga Kolarov, një gol që e çoi ndeshjen tek penalltitë.

 

Nga pika e bardhe për Juventusin shënuan Dugllas Costa, Kediera, Bernardeski, Barzgli dhe Lihtshentainer ndersa për Romen, talenti turk Under, Bruno Peres, Iturbe dhe Pellegrini ndërsa gaboi i riu Tuminielo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *