Juventus mund Napolin në shtesë

Ne një mbrëmje me mjaft emocione, Juventus mundi Napolin ne te ashtuquajturën sfida mes dy skuadrave ne luftën për titullin kampion te këtij sezoni.
4-3 ne “Juventus Stadium” për “zonjën e vjetër” qe arrin ne kuotën e 6 pikëve ne krye te kualifikimit, pas dy takimeve te para.
Pas 15 minutave te para te ekuilibruara , te zotet e shtëpisë gjeten avantazhin me blerjen me te re Danilo.
Ne kampin kundërshtar Napoli nuk kishte as kohen e duhur për te organizuar kundërpërgjigjen kur Higuain dyfishoi shifrat 3 minuta me vone.
Vendasit mund te kishin shënuar edhe golin e trete me Kedirën ne pjesën e pare, gjithsesi e arritën atë me Kristiano Ronaldo ne minutën e ‘62.
Kur dukej gjithçka e përfunduar ne favor te Juventus, ne harkun kohor te 15 minutave erdhi dhe e pabesueshmja. Fillimisht Manolas ngushtoi diferencën ne minutën e ‘66.
Dy minuta me vone Lozano shënoi golin e dyte për Napolin. Ndërsa 9 minuta nga fundi i takimit Di Lorenzo ktheu gjithçka ne baraspeshe.
Por emocionet ne këtë ndeshje qe nuk kishte përfunduar akoma do te vazhdonin edhe ne minutat shtese.
Autogoli i Kulibali ne minutën e ‘92 dënoi skuadrën e Ançelotit qe reagoi ne mënyrën me te mirën e mundshme si nje ekip i madh, por kapitulloi ne fund duke bere vetëvrasje.




