E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus mund Lazion në finale

Juventus mundi Lazion 2-0 duke rrëmbyer per here te 12-te Kupën e Italisë ne futboll. “Zonja e vjetër” behet skuadra e pare qe rrëmben kete trofe tre here radhazi. Ne stadiumin “Olimpiko” edhe pse lacialet e filluan mjaft mire takimin duke prekur edhe shtyllën qe ne minutën e 6 me Keita, ishte skuadra e Alegrit qe gjeti rrjetën 6 minuta me vone me Dani Alves.

 

Portieri Strakosha me i miri per skuadrën e tij, bllokoi dy gjuajtje te Dibala dhe Higuain përpara se te dorëzohej përsëri ne minutën e 24 kur Bonuci çoi topin ne rrjete. Fitore me merite per Juventus per trofeun e pare me objektivin triplete për këtë sezon, kampionat dhe Champions League.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë