Juventus vazhdon serinë e fitoreve në fazën e grupeve të Uefa Champions league, duke mposhtur Young Boys, me rezultatin e pastër 3 me 0.

 

Golat për bardhezintë u shënuan nga Paulo Dybala me një triplet të tij përkatësisht në miutat 5’, 33’ dhe 69’.

 

Me këtë fitore Juventus Udhëheq në grupin H me 6 pikë të plota.

 

Ndeshja e radhës për bardhezintë do të jetë ajo ndaj Manchester United  me 23 tetor “Old Traford”.

 

Ndërsa Manchester City pas disfatës në shtëpi ndaj Lyonit, ka arritur të fitojë me vështirësi ndeshjen e parë në grupe ndaj Hoffenheim me rezultatin 1 me 2.

 

Ekipi i Guardioles u gjet në disavantazh që në minutën e parë të lojës, me një gol të Ishak Belfodil por shifrat u përmysën nga Sergio Aguero në minutën e 8’ dhe David Silva në minutën e 87’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *