Zhduken të gjitha dyshimet për të ardhmen e Massimiliano Allegrit. Trajneri livornez vendosi të qëndrojë te Juventusi, pavarësisht interesit të shfaqur së fundmi nga Paris Saint Germain.

 

Allegri rinovoi më në fund kontratën me “Zonjën e vjetër” edhe për 2 sezone të tjera, deri në vitin 2019, një kontratë kjo që do të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të pagës.

 

Mësohet se livornezi, nga kjo kontratë e re me kampionët e Italisë do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon, e këtu përfshihen edhe bonuset e ndryshme.

 

Akordi për zgjatjen e kontratës erdhi pas takimit që trajneri italian zhvilloi me Beppe Marottën dhe presidentin Agnelli, në selinë e Juventusit. Ajo që pritet është vetëm firma e Allegrit, për të nisur më pas punën për sezonin e ri, ku padyshim objektivi kryesor është fitimi i Champions League.

 

Massimiliano Allegri, në 3 sezonet e qëndrimit të tij te Juventusi ka mundur të fitojë 7 trofe, duke regjistruar një bilanc me 116 fitore në 166 ndeshje, por edhe dy finale të Championsit të humbura, – shkruan Kosovapress.

 

Për të pranuar rinovimin e kontratës, tekniku u kërkoi drejtuesve të klubit torinez garanci të mëdha për merkaton e transferimeve, gjë të cilën duket se e siguroi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *