Pas prezantimit fantastik ne Champions, Juventus vazhdon marshimin drejt titullit te këtij sezoni ne serine A. Ne javën e 33 te kampionatit Italian, zonja e vjetër shpartalloi 4-0 Xhenoa duke u ngjitur ne kuotën e 83 pikëve, 11 me shume se Roma e vendit te dyte me nje ndeshje me pak. Një sfide qe nuk u vu për asnjë moment ne dyshim te zotet e shtëpisë zhbllokuan shifrat ne minutën e 17 pas autogolit te Munoz, ndërsa nje minute me vone dyfishuan rezultatin me Dibala. Ne një pjese te pare perfekte skuadra e teknikut Alegri 4 minuta nga fundi gjeti përsëri rrjetën, këtë here me kroatin Manxhukic. Miqtë te pafuqishëm per t’u kundërpërgjigjur, ndërkohe qe ne minutën e 64 bardhezinjte mbyllen gjithçka, kur Bonuci shënoi edhe golin e katërt.

 

Fitore e rëndësishme per Monako ne javën e 34 te kampionatit francez ne luftën per titullin kampion te këtij sezoni. Skuadra e Principatës mundi Lion ne fushën e këtyre te fundit 2-1, duke mbajtur vendin e pare me pike te barabarta 80 me Paris Sg, ndërsa ka edhe nje ndeshje me shume per te luajtur. Edhe pse ishte ndeshja me e rëndësishme e kësaj jave dhe ne nje fushe mjaft te vështire, skuadra e talenteve te mëdha qe ka surprizuar këtë sezon ne Champions, nuk e pati te vështire duke e mbyllur pjesën e pare ne avantazh te dy golave. Radamel El Tigre Falkao kaloi ne avantazh miqtë ne minutën e 36, ndërsa talenti Mbape dyfishoi shifrat ne fundin e kësaj pjese. Me fillimin e pjesës se dyte u duk se Lion u fut ne loje kur Tusart ne minutën e 51 ngushtoi diferencën e golave. Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi deri ne fundin e takimit me Monako qe u largua me tre pike te çmuara nga stadiumi Parc Olimpique Lyonaisse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *