Pavarësisht lajmit të përhapur me shpejtësi se Juventus po kërkon një mundësi tjetër jashtë Italisë për të luajtur duelin e kthimit të champions ndaj Lyonit, nuk ka thuajse asnjë shans që kjo sfide të luhet në “Air Albania Stadium”.

Në fakt një informacion i tillë ishte publikuar në disa media italiane një ditë më parë, teksa aludohej se bardhezinjte mund të kërkonin opsionin Maltë ose Tiranë për të luajtur duelin e kthimit në 17 mars kundër Lionitr në 1/8 e champions league.

Mirëpo ndonese deri të hënën në mesditë ky ishte thjesht një opsion, tani mund të konsiderohet spekulim.

Kjo pasi gjërat ndryshuan në momentin që Shqipëria nëpërmjet kryeministrit Rama shpallur masat drastike për parandalimin e koronavisit, të njëjta ato me Italinë.

Ndërkohe një tjetër element që rrëzon këtë opsion është vetë dekreti I mbrëmjes vonë të hënën nga kryeministri Conte, dekret që saktësonte pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Itali me përjashtim të aktiviteteve ndërkombëtare të cilët do të luhen pa tifozë, konkretisht Juventus-Lion dhe Inter -Getafe.

Natyrisht për imazhin e Shqipërisë dhe futbollit tonë do të jetë vërtet një reklame e bukur, po ky opsion ështe shumë larg të qënit mundësi reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *