E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus lëshon pikë, ngec përballë Lecce

Juventus ka bërë një hap fals në javën e nëntë të Serie A duke i lënë mundësi rivalëve më të afërt të saj, ekipit të Inter që të marrë kryesimin e kamionatit.

 

Juventus ka barazuar në fushën e Lecce me shifrat 1 me 1. Një ndeshje e dobët për bardhezinjtë të cilët kanë pasur mungesa të shumta në këtë sfidë, mes të cilave ajo e Cristiano Ronaldos.

 

Reklamë

Në minutën e 50 Dybala kaloi në avantazh nga pika e bardhë ekipin bardhdezi. Por një prekje me dorë nga ana e De Ligt në zonë, bëri që vendasit të barazojnë shifrat po nga pika e bardhë me Marco Mancosu.

 

Rezultat që mbeti I pandryshuar deri në fundin e takimit. Ndërkohë Inter do të përballet me Parmën në orën 18:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë