Juventus u kthye tek fitorja në kampionatin Italian pasi mundi lecen ne ndeshjen hapëse të javës së 6.Bardhezinjte mundën 1 me 0 Leçen, surprizen e deritanishme të Serie A.

 

Sukses minimalist i skuadrës së Alegrit që megjithatë nuk hedh teje problemet që u shfaqen në lojën e torinezeve.

 

Në pjesën e parë lece luajti në mos më mirë, të paktën si e barabarte me Juventusin, ndonëse rastet e pastra për gol munguan për miqtë.

 

Nga ana tjetër të zotët ë shtëpisë edhe pse nuk ishin dominante në mbajtjen e topit qene kërcenues me dy raste të mira të Kiezes.

 

E megjithatë atë që nuk e bënë dot në pjesën e parë, zonja e vjeter e bëri në minutën e  57 me anë të Milik që zhbllokoi shifrat.

 

Goli ndihmoi bardhezinjte që të rriteshin në lojë dhe të administronin shifrat pa problem deri në fund.

 

Titular tek Leçe ,luajti si gjithnjë Ramadani I cili bëri në tërësi një ndeshje të mirë, teksa u ndeshkua me kartron të verdhe dhë më pas u zëvëndësua disa minuta para fundit.

 

Falë kësaj fitoreje e Juventus është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 13 pikë, 2 më pak sesa Interit kryesues që sonte luan në San Siro përballë Sasuolos, në një tjetër ndeshje që do përcillet në Tring ashtu sikurse edhe Cagliari -Milan, Lazio -Torino, Napoli -Udinese, Empoli -Salerniata dhe Verona- Atalanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *