Ansu Fati, është kthyer në objektivën e merkatos së Juventus. Sic shkruajnë mediat spanjolle, bardhezinjtë kanë bërë ofertën e tyre për mesfushorin e Barcelonës. Mirëpo kjo e fundit është hedhur poshtë nga katalanasit pasi 17 vjecari shihet si telent premtues për të ardhmen e ekipit. Ne korrik të 2019 Fati firmosi kontratën e parë profesioniste me ekipin e Barcelonës deri ne vitin 2022. Nga 16 ndeshje të aktivizuara, ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një assist.

Në këtë mënyrë palët dështuan të gjenin një dakordësi për sulmuesin por merkato e verës është ende e gjatë dhe ka shumë emra të tjerë për tu biseduar mes dy palëve, teksa Barcelona vazhdon të këmbëngule për Pjanic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *