“Nuk duhet te na zërë gjumi, të fitojmë ndaj Valencias për të siguruar vendin  kualifikimin dhe pastaj ty mendojmë për vendin e parë.

 

Kjo ka qënë esenca e deklaratave që ka bërë në konference për shtyp para ndeshjes së radhës në Torino kundër Valencias në Uefa Champions League nga trajneri Masimiljano Allegri.

 

Ekipi i tij kryeson grupin me 9 pikë, 2 më shumë sesa Manchester United dhe 4 më shumë sesa rivali i kësaj të marte, Valencia, por pavarësisht kësaj situate në leter të favorshme, tekniku i bardhezinjve i ka kërkuar skuadrës të mos i marr gjërat lehte sic ndodhi në fundin e ndeshjes ndaj skuadrës së Murinjos.

 

Alegrit i kthehen Kielini, Matuidi, Emre Can dhe Bernarderski e për pasoj do të do ketë zgjedhje të bollshme për formacionin ndërsa njeri mes Kuadrados apo Dugllas Kosta duhet të qëndroj jashtë ashtu sikurse edhe De Shiljo që ka probleme fizike.

 

Alegri vlerësoi Valencian si një ekip të fortë që në 10 ndeshjet e fundit është mundur vetëm 1 herë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *