E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus, Inter dhe Roma pa tifozë në kupat e Europës

Masat e reja te qeverisë italianë në kuadër të emergjencës nga koronavirusi, do të ndikojnë edhe tek aktivitetet sportive. Lëmshi I madh I krijuar me ndeshjet e serisë A, duket se ka marrë rrugën e zgjidhje pasi është vendosur që sfidat e anuluara javën e kaluar, do të luhen këtë fundjave të gjitha pa tifozë. Kështu në fakt do të ndodhe për gati 1 muaj me radhë në bazë të vendimit të fundit të ndërmarrë nga komiteti I emergjencave pranë qeverisë italiane. Por drejt zhvillimit  pa tifozev gjatë muajit mars po shkojnë edhe duelet shtëpiake të skuadrave italiane ne champions dhe europa league. Dekreti I qeverisë italiane vlen edhe pëtr dulet ndërkombëtare kështu që edhe përballjet Juventus-Lion, Inter Getafe dhe Roma sevilja nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull. Uefa nuk mund të mos I imponohet masave të rrepta për koronavirusin kështu që nuk pritet të bëjë rezistencë. Mos harrojmë që Inter-Ludogorets u luajt pa tfioze në san siro në një kohë që ende masat nuk ishin bërë kaq të ashpra.  Kjo gjë vlen vetëm për muajin mars sepse takimet e fazave të tjera të champions dhe europa league luhen ne 7-8-9 prill, kohe në të cilën është e vështirë të bësh parashkime se cfarë do të ndodhe më situatën nga koronavirusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë