Hap prapa per Juventus. Ne javën e 33 te kampionatit Italian, zonja e vjetër nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 ne Krotone dhe tashme e sheh veten me 4 pike distance nga Napoli ne vend te pare. Zonja e vjetër e mbylli pjesën e pare ne avantazh, pas golit te Alex Sandro ne minutën e 17. Por ne pjesën e dyte vendasit arritën te barazojnë gjithçka pas golit fantastik me rafeshate te Simmy.

 

Nga ana tjetër, Napoli mundi Udinezen 4-2 edhe pse ne nje ndeshje me mjaft frike ku e pa veten dy here ne disavantazh. Ishin miqtë qe gjeten te paret rrjetën me Jankto ne minutën e 41, por 6 minuta me vone Insinje barazoi shifrat. Me fillimin e pjesës se dyte, përsëri Udineze ne avantazh fale golit te Ingelson përpara se te zotet e shtëpisë te përmbysnin shifrat me rrjetat e Albiol, Milik dhe Toneli. Roma rikthehet ne vend te trete ne renditje pas fitores 2-1 ndaj Genoas. Under dhe Zikanovic autogol per vendasit përpara se Genoa te ngushtonte diferencën me Lapadula.

 

Me pike te barabarta 64 me skuadrën e Di Franceskos edhe Lacio qe fitoi ne Firence ne nje ndeshje thriller 4-3 ndaj fiorentines. Skuadra nga Firence dy here ne avantazh fale tripletes se Vereto përpara se Anderson dhe Luis Arberto ne harkun kohor te tre minutave te përmbysnin gjithçka.

 

Ndërkohe Milan vazhdon te qëndroje ne zonën evropiane per sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë e Gatuzos barazuan ne Torino 1-1, duke lene prapa Atalanten,  Samdorian dhe Fiorentinen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *