Juventus duket se ka siguruar shërbimet e një prej lojtareve me cilësore ne bote si një përforcim per UEFA Champions League sezonin e ardhshëm. Mediat italiane bejne te ditura se “Zonja e Vjetër” ka parakaluar emra potente si Barcelona, Real Madrid dhe Paris SG, duke rrëmbyer nga Roma, Miralem Pjanic. Duket se kampionet e italiane kane rene dakord te paguajnë klauzolën e prishjes se kontratës për nje shume prej 38 milionë euro, duke rrëmbyer boshnjakun qe ne 5 sezone me Romen ka luajtur ne 183 takime, duke shënuar edhe 30 gola. Pjanic ka qene gjithmonë nje lojtar qe pëlqehet nga analistet, pasi ne mesfushën e Romes ka qene truri me nje regji fantastike. Pas largimit te Pirlos ne vëren e vitit te kaluar, Juventus ka gjetur përforcimin ideal duke pare edhe dëmtimin e Marchisio, i cili do te gdhihet ne fushe vetëm ne fund te tetorit. Vendimi tashme i takon futbollistit, i cili pritet zyrtarisht te pranoje ose jo transferimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *