Juventus është klubi i vetëm Italian që ka luksin të shpenzoja shuma të mëdha në merkato për blerjen e lojtarëve.
Jo vetëm kaq, por falë ndërtimit të një ekipi ambicioz që lufton fort edhe për Uefa Champions League, bardhezinjte joshin me lehtësi edhe lojtarë që pëlqehen nga klube rivale në continent pavarësisht se mund të jenë me parametër zero.
I fundit që do të mbërrijë ne Torino është Aron Ramsey. Ylli I Arsenalit pritet të mbërrijë të dielën në klubin e madh Italian për të bërë vizitat mjekësore.
Më pas fill pas përfundimit të ndeshjes se superkupës kundër Milanit, klubi torinez do të angazhohet që të mbylle edhe detajet e kontratës.
Regjisti uellsian do të përfitojë 8 milion euro në sezon.
Blerja do të duhet të futet në fuqi në fund të sezonit kur I përfundon kontrata me “topcinjte” por mediat angleze bëjnë të ditur se nuk përjashtohet që Juventus të propozojë një shumë të vogël drejt Arsenalit për ta marrë që në janar.