Finalja e kupës së Italisë në 11 maj do të jetë Inter-Juventus. Bardhezinjtë prenotuan një biletë për në finalen e “Olimpikos”, pasi fituan edhe ndeshjen e kthimit kundër Fiorentinës në fushën e tyre. Një triumf  2 me 0 që iu bashkëngjit edhe suksesit 1 me 0 në muajin mars në “Artemio Franki”. Ndeshje me ritëm të lartë dhe e luftuar në Torino, edhe për meritë të vjollcave që po kalojnë një moment shumë të mirë të sezonit. Miqtë e nisin disi më mirë se vendasit ndeshjen duke mbajtur më tepër topin dhe  iu afruar disa herë portës. Në njërin nga rastet është Torreira, që I afrohet golit mirëpo shoku I skuadrës Cabral ndal topin duke i bërë një nder të madh Juventus. Juventus I beson nisjeve të shpejta dhe krijon tre raste me  Moratën dhe Vlahovic. Mirëpo avantazhi nuk vonon shumë, dhe Dragovski që kishte qenë protagonist, gabon në dalje duke I dhënë mundësi një ish- si Bernardeski të kalojë Juventusin në avantazh. Fiorentina nuk tërhiqet dhe bëhet sërish agresive, por pa konkretizuar disa mundësi të Cabral dhe Ikone. Edhe në pjesën e dytë Fiorentina provoi me çdo mënyrë barazimin mirëpo Quarta dhe Biragi gjeten reagimin e Perin, ndërsa nga ana tjetër Zakaria goditi shtyllën për Juventusin. Deri në fund përtej disa kërcënimeve të Cabreal, Sotil dhe Amrabrat, Juventus ia del jo vetëm të mos pësojë, por edhe të mbyllë çështjen e kualifikimit përfundimisht me një gol në shtese të Danilos duke mbajtur gjallë shpresat për të kapur një trofe në një edicion të vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *