E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus futet në “shina”, mposht Salernitanan

Juventus ka fituar në transfertë me Salernitana me rezultanin 2 me 0, falë golave të Dybala dhe Morata. Skuadra e Allegrit ka dominuar takimin nga minuta e parë deri tek e fundit.

 

Bardhezinjtë fillimisht kaluan në avantazh me anë të një goli të Dybalas pas një kombinimi të bukur me Kulusvskin. Skuadra salerne nuk kishte mundësi të kundërpërgjigjej, dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

 

Reklamë

Pjesa e dytë filloi sërish me dominimin e torinezëve dhe në minutën e 70-të, Morata dyfishoi epërsinë e Juventusit.

 

Paolo Dybala kishte mundësinë që të thellonte rezultatin, por humbi penalltinë në minutën e 94-të, duke lënë kështu të pandyshuar rezultatin final.

 

Në fundjavë, bardhezinjtë do të presin Genoan në Torinë për të vazhduar serinë e fitoreve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë