Fitorja e 7 radhazi për Juventus ne Seria A. Ne javën e 26 te kampionatit italian, “Zonja e Vjetër” mundi Empolin 2-0 duke u ngjitur ne kuotën e 66 pikëve,10 me shume se Roma e vendit te dyte qe sonte ne mbrëmje ka nje ndeshje te vështirë ne “San Siro” ndaj Inter. Gjithsesi nje pjese e pare me vuajtje per te gjetur rrjetën per bardhezinjte tekniku i te cilëve vinte me 6 ndryshime nga formacioni baze qe kishte hedhur ne ndeshjen me Porton ne Champions League.

 

Edhe pse pati disa raste me Higuain dhe Manxhukiç, te zotet e shtëpisë nuk arritën te zhbllokonin rezultatin, duke i mbyllur 45-minutat e para me rrjeta te paprekura. Empoli arriti t’i bënte balle vendasve deri me fillimin e pjesës se dyte kur pas nje pasimi te Kuadrado, ne betejën me Manxhukiç, portieri Skorupski ne përpjekje per te larguar topin i ndihmuar edhe nga traversa, ne momentin e pare e çoi ate me pas ne rrjete. Një gol qe u dha shume qetësi kampioneve ne fuqi te Italisë, duke dyfishuar rezultatin ne minutën e 65 me Alex Sandro. Suksesi i 30 konsekutiv për bardhezinjte ne “Juventus Stadium”, qe tashme dine vetëm te rrëmbejnë fitore.

 

Tre muaj nga përfundimi i sezonit, skuadra e Alegrit vazhdon te luftoje ne tre fronte për realizimin e objektivit kampionat kupe, Champions League. Ndërkohe ne takimin tjetër Atalanta e Etrit Berishes mundi ne “San Paolo” Napolin e Elseid Hysaj, ne nje rezultat befasues 2-0. Një fitore qe e çonte skuadrën nga Bergamo ne vendin e katërt ne kuotën e 51 pikëve, vetëm 3 pike larg zonës Champions. Heroi i miqve ishte Caldara me dopieten e tij. Fillimisht kaloi skuadrën e tij ne avantazh ne minutën e 28 per te vulosur fitoren me pas 20 minuta nga fundi edhe pse skuadra e tij mbeti me një lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Kesie.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *