Juventus fiton, Ronaldo në hije

Tre ndeshje tre fitore per Juventusin, por Kristiano Ronaldo nuk arrin te gjeje rrugën e rrjetës. Eshte Mario Mandzhukic qe ne transferten e Parmes zhbllokon shifrat per zonjen e vjeter qe ne minutën e dyte pas nje mbrojtjeje te keqe te vendasve, por keta te fundit nuk stepen. Parma e ardhur pas tre vitesh mungese ne serine A ka rikthyer nje ish ne fushe. Zhervinjo dikur luante me Romen gjen rrugën e rrjetës pas nje topi te Ingleze ne minutën e 33 te pjesës se pare. Megjithe përpjekjet e shumta ne fraksionin e pare te takimit Juventus nuk arrin te shënoje përsëri, madje vendasit ishin me pranë golit te avantazhit. Por ne pjesën e dyte pas nje shpërthimi nga e majta Blez Matuidi i jep avantazhin Juventusit qe nuk arrin te ndryshoje deri ne fund. Bardhezinjte e Alegrit marrin tre piket, por vijojnë te mos bindin ndoshta edhe per shkak se Ronaldo nuk është zhbllokuar ende.
Nga ana tjetër, është zhbllokuar Interi qe me ne fund gjen fitoren ne Bolonja. Pas nje pjese te pare te vaket është dashur te vije minuta e 66 e ndeshjes kur blerja e re Naingolan shkarkon te djathtën brenda zonës dhe topi ndalet ne rrjete. Bolonja mund te kishte barazuar, por Interi ishte me fat dhe po nuk shënove do e pësosh. Është Kandreva qe ne te 82 dyfishon shifrat pas nje depërtimi ne qendër te sulmit. Interi gjen edhe nje here golin ne fund me ane te Perisic. Ne te 85 kroati vallëzon bukur brenda zonës se vendasve dhe shkarkon te djathtën ne rrjetën e Bolonjes. Interi ka tashme 4 pike ndërsa Bolonja vetëm 1.




