Juventus fiton në shtesë ndaj Milanit

Juventusi mund Milanin 2-1 dhe fiton ndeshjen e 31 rresht ne shtepi por polemikat pas takimit jane pa fund per shkak te nje penalltie te dyshimte ne shtesen e shteses se akorduar per vendasit nga gjyqtari i takimit Masa. Ne fakt gjakrat kane qene te nxehur qe ne pjesen e pare per vendime te dyshimta te gjyqtarit por gjithsesi ne fund piket kane mbetur ne Torino dhe Juventus mund te prese i qete Porton dhe te planifikoje çerekfinalen e Champions League.
E kane nisur mjaft mire bardhezinjte qe ne minutën e trete kur Pjaca godet shtyllën. Kroati do te jete se bashku me Khediren protagonist ne disa raste deri ne fund te ndeshjes, por protestat kundër gjyqtarit nisin kur ai mohon nje penallti ndaj Dibales pas nje depërtimi te shkëlqyer ne zone. Gjithsesi golin e pare e shënon krejt papritur mbrojtësi Benatia qe është ndodhur ne rolin e nje qendër sulmuesi përballë Donarumes dhe nuk ka falur ne mesin e pjesës se pare. Nuk do te mbyllet me avantazhin e Juventusit pasi Baka do te barazoje por goli duhej te ishte anuluar pasi kolumbiani është ne pozicion jashtë loje ne momentin kur Delufe pason.
Gjithsesi e para mbyllet ne barazim ndërsa e dyta është nje pjese me vetëm nje porte atë te Milanit. Juventusi shkarkon te gjithe artilerinë e tije me Pjanic, Pjaca Higuain, Dibala e Khedira, por rrjeta mbetet e paprekur pasi Donaruma spastron gjithçka. Ne disa raste edhe me pritje te pamendueshme se mund te kapen. Milani mbetet edhe me dhjete lojtare pasi Sosa del me te kuqe por loja nuk mbyllet dhe vjen moment kur Lihtshtejner kërkon ne vijën fundore te hedhe ne zone ndoshta topin e fundit por Deshiljo prek topin me dore ose me sakte topi prek dorën e De Shiljos dhe gjyqtari tregon piken e bardhe.
Dibala nuk gabon si ne Doha përballë Donarumes dhe ndeshja mbyllet për te nisur polemikat. Natyrisht qe Montela ironizon ndërsa Alegri e quan te merituar fitoren, por zor se mund te mendohej qe ky takim te mbyllej pa përplasje per arbitrimin, gjithsesi Juventus tashme ka 11 pike me shume se vendi i dyte.




