Shumë polemika, por në fund vetëm një fitues. Juventus regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi mundi me rezultatin minimal Romën, në një ndeshje me shumë episode. Dueli nisi me ritëm dhe presion nga të dyja skuadra derisa 19-vjeçari Mois Ken kaloi në avantazh baradhezinjtë. Nga ana tjetër, Roma u kundërpërgjigj me një gol të Tami Abraham, por fillimisht ishte gjyqtari Orsato që ndali lojën dhe akordoi penallti për ekipin e ”special one”.

Aty fati nuk ishte më kryeqytetasit pasi nga pika e bardhë e 11 metërshit goditi Veretu përballë Sheznit që kuptoi gjithçka. Edhe pjesa e dytë foli më së shumti për Juventusin që pati mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin veçanërisht me Ken dhe Bernardeskin, por jo me saktësinë e duhur.
Në fund të ndeshjes në rrjetet sociale shpërthyen kritikat dhe revoltat ndaj gjyqtarit italian Daniele Orsato ndërsa qarkulloi edhe një regjistrim mes tij dhe Brajan Kristante ku tregonte arsyet e vendimit të tij. Asnjë avantazh nuk jepet kur ka penallti. Po më fajësoni mua sepse ai humbi penalltinë?”, mësohet te ketë thënë 45-vjeçari.

Nga ana tjetër Napoli vijon të shkëlqejë në Itali si skuadra e vetme e pamposhtur në “Serie A”. Napolitanët mund me rezultatin minimal Torinon në një ndeshje jo aq të thjeshtë sa pritej. Skuadra e Spalletit e nisi keq sfidën pasi Insinje gaboi nga pika e e bardhë e 11 metërshit ndërsa në të dytën rriti dhe më shumë presionin dhe shënoi në fundin e ndeshjen me Osimhen .

Pas këtij triumfi, Napoli mban vendin e parë pas 8 javësh, me 24 pikë duke u kthyer ne skuadrën e vetme ne 5 ligat kryesore europiane që ka marrë pikë të plota. Në ndjekje janë Milani me 22 pikë dhe Interi me 17, ndërsa Juventus mban vendin e pestë me 14 pikë, po aq sa Lazio dhe Atalanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *