E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus fiton mes polemikash në Firence

Juventus kaloi pengesën Fiorentina, duke kaluar ne vend te pare ne renditjen provizore te serisë A. Zonja e vjetër fitoi 2-0 ndaj Fiorentines duke u ngjitur ne kuotën e 62 pikëve, duke i ushtruar presion Napolit qe sfidon sonte ne mbrëmje Lacion. Një pjese e pare e pafat per vendasit te cilëve sistemi Var i  penalizoi nga nje penallti per nje pozicion te dyshimte jashtë loje te Benasit, ndërkohe qe goditja e Gil Dias përfundoi ne shtylle. Me fillimin e pjesës se dyte per te zhbllokuar shifrat mendoi nje ish, Bernardeski ne minutën e 56-te. Ndërkohe 4 minuta nga fundi argjentinasi Higuain vulosi rezultatin 2-0. Per zonjen e vjeter numra impresionues: ne 11 takimet  e fundit përfshire edhe kupën ka mare vetem nje barazim. Ka fituar 8 takimet e fundit ne serine A, ndërsa ka pësuar vetem 1 gol ne 11 jave.

 

Marseja humbi shansin e shkëputjes ne vend te dyte teksa nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 ne fushën e St Etjen ne javen e 25 te kampionatit francez. Edhe pse miqtë kaluan te paret ne avantazh qe ne minutën e 4 me Tove, te zotet e shtëpisë kthyen gjithçka ne baraspeshe me Mone-Pake 5 minuta me vone. Pavarësisht golit te pësuar, skuadra e Rudi Garcia ne sulm duke gjetur përsëri rrjeten kete here me Sanson ne minutën e 20. Pjesa e dyte me e mire per St Etjen qe pas disa rasteve gjeti golin e barazimit ne minutën e 75 me Beric. Pavarësisht përpjekjeve te miqve ne fundin e takimit, rezultati nuk ndryshoi me St Etjen qe merr nje pike te rëndësishme ne përpjekje per tiu larguar edhe me shume zones se ftohte te rënies nga kategoria.

 

Lajpcigu mundi Augsburg 2-0 ne javën e 22 te bundesliges duke marre vendin e dyte ne renditjen provizore, 3 pike me shume se Leverkusen dhe 4 nga Dortmund e Shalke. Te zotet e shtëpisë shenuan nga nje gol per pjesë. Fillimisht Upamecano gjeti rrjeten ne minutën e 17 ndersa Nabi Keita dyfishoi shifrat ne minutën e 70 , nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë