E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Sport

Juventus fiton mes polemikash ndaj Milan

Juventus shume pranë titullit te tete radhazi ne Serine A. Ne Juventus Stadium “zonja e vjetër” mundi ne ndeshjen me te rëndësishme te javës se 31 edhe pse mes polemikash Milanin me rezultatin 2-1.

 

Një ndeshje e komplikuar për te zotet e shtëpisë ndoshta me mendjen te Ajaks ne Champions ne mesjavë por edhe te detyruar nga ndryshimet e Alegrit ne formacion.

 

Reklamë

Një ndeshje me dy fytyra për vendasit pak te hutuar dhe te shpërqendruar përballë një kundërshtari mjaft i balancuar dhe agresiv.

 

Superioriteti numerik ne mesfushe e çon lojen ne favor te kuqezinjve qe fizikisht u shfaqen me mire përballë Juventus qe nuk di te reagoje.

 

Dhe ne minutën e 34 erdhi dhe episodi për te cilën polemikat janë pa fund.

 

Alex Sandro devijoi një top te Calhanoglu me krahun e tij ndërsa gjyqtari Fabri edhe pse u ndihmua edhe nga VAR nuk sinjalizoi për penallti.

 

Gjithsesi 5 minuta me vone Piontek pas pasimit te Bakajoko i ndihmuar edhe nga një dalje e gabuar e Bonucit kaloi ne avantazh skuadrën e tij.

 

Tjetër tablo ne pjesën e dyte ku zonja e vjetër jep shenja jete me rastet e Manxhukic dhe Dibala. Dhe ne minutën e 60 ishte pikërisht argjentinasi qe ktheu gjithçka ne baraspeshe kur ktheu ne gol një penallti te marre nga po ai pas një ndërhyrje ne zone te Musakio.

 

Goli i jep siguri skuadrës se Alegrit me këtë te fundit qe bën edhe lëvizjet e duhura me futjen ne fushe te Pjanic dhe Kean.

 

Dhe pikërisht talenti i Juventus pas një pasimi te bosnjakut qe ne minutën e 84 i dha fitoren te zotëve te shtëpisë qe sonte ne rast ten je humbje ne shtepi te Napolit festojnë para kohe titullin.

 

Për Milan humbja e 3 ne katër ndeshjet e fundit ndërsa bileta ne Champions është një beteje qe do te zgjasë deri ne fund me Romen qe i ushtron tashme presion me vetëm 1 pike larg . Skuadra e Ranierit iu rikthye fitoreve teksa mundi Samdorian 1-0 me gol te De Rosit ne minutën e 76-te.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë