Ashtu siç ka nisur me përmbysje edhe ka përfunduar e shtuna e Serisë A italiane. Ne Marasi, Xhenoa e ka nisur me nje gol qe ne minutën e pare kundër Juventusit pas nje depërtimi te Goran Pandev nga e djathta dhe topi ka bere karambol mes Kielinit dhe Pjanic dhe ka përfunduar ne rrjete.

 

5 minuta me vone shkon edhe me keq per Juventusin ne te verdha. Teksa Higuain dhe mbrojtësi Xhentileti  nuk arrijnë te mposhte portierin Perrin kemi ne krahun tjeter nje penallti te shkaktuar nga Rugani dhe te kthyer ne gol nga Galabinov 2-0 udhëheq Xhenoa ne Marasi pas 6 minutave.

 

Por ne te 14 eshte moment i  Diybales. Pjanic brenda zonës shërben per argjentinasin dhe vetëm 2-1. Ne minutën e 45 futet serish ne loja arbitri qe pas shqyrtimit te proves video akordon penallti ne krahun tjetër per Juventusin dhe Dibala rivendos baraspeshën. Ne minutën e 62 eshte moment i Kuadrados te tregoje aftësitë e tij brenda zonës dhe te çoje shifrat ne 2-3.

 

Ndersa njeriu i ndeshjes është padyshim Dibala qe ne minutën e 92 vulos rezultatin ne 2-4. Ne Olimpiko, Roma e nis mire kur kalon ne avantazh ne minuten e 15 kalon ne avantazh me ane te Xhekos qe nuk gabon brenda zones pas nje topi te Naingolan. Por vetëm kaq sepse ne pjesën e dyte përmbysje totale e Interit.

 

Menjëherë pas nje shtylle te Romes, Kandreva kombinon bukur me Ikardin dhe 1-1 është minuta e 67. 10 minuta me pas rrotullohet bukur Brenda zones se Romes dhe 1-2. Kete here pasimin per Ikardin e dha Perisic. Ne te 87 përsëri Perisic nga e majta dhe është Vecino qe shënon golin e trete per Interin qe shkon kështu ne kuotën 6 pikeve. Ne ndeshjen tjetër Benevento eshte mundur ne shtepi nga Bolonja 0-1

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *