Juventus është fitues për here te 13 ne histori i Kupës se Italisë ne futboll, e katërta radhazi.

 

Ne stadiumin Olimpiko zonja e vjetër shpartalloi Milanin e Gatuzos me rezultatin e thelle 4-0. Pas një pjese te pare te ekuilibruar, ne te dytën skuadra e Alegrit shënoi tre gola ne harkun kohor te 8 minutave.

 

Fillimisht Benatia zhbllokoi shifrat ne minutën e 56 ndërsa Duglas Costa 5 minuta me vone dyfishoi rezultatin.

 

Ne minutën e 64 Benatia shënoi dopieten e tij personale dhe te tretin për skuadrën e tij. Ndërsa Kalinic me autogolin ne minutën e 76 vulosi shpartallimin e Milanit, ne një mbrëmje ku edhe portieri Donaruma ishte fajtor ne të paktën dy gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *