Juventus është kthyer tek fitorja teksa mbrëmjen e të hënës mposhti Krotonen me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të kampionatit.

Pas dy humbjesh radhazi , ndaj Napolit dhe asaj në Ligën e Kampionëve , ”Zonja e vjetër” ishte e dënuar për të fituar edhe pse mungesat në  skuadër ishin shqetësimi kryesor për tekniku Andrea Pirlo . Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola që në pjesën e parë duke siguruar fitoren pa shumë vështirësi.

Pas kësaj , 36-vjeçari kishte mundësi të thellonte dhe më shumë rezultatin me dy raste të pastra para portës por finalizimi mungoi. Megjithatë dopieta e Ronaldos vlen shumë edhe në aspektin personal për  futbollistin që kalon përsëri Lukakun në renditjen e golashënuesve më të mirë në kampionat me 18 gola , 1 më shumë se Belgu

Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës Mek Kejn shënoi dhe golin e tretë, duke ja bërë dhe më të lehtë zonjës së vjetër për të administruar minutat e mbetura.

Pas kësaj fitoreje, Juventus  pozicionohet në vendin e tretë në kampionat me kuotën e  45 pikëve , 4 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 8 nga Interi i vendit të parë edhe pse bardhezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *