Juventus është ekipi i dyte qe pret biletën per ne finalen e kupës se Italisë atje ku do te përballet me Lacion. Ne sfidën e dyte gjysmëfinale, “Zonja e vjetër” u mund 3-2 ne San Paolo kundër Napolit, por vazhdoi me tej pas fitores 3-1 ne sfidën e pare. Protagonisti i mbrëmjes ish-lojtari i Napolit Gonzalo Higuain, autor i nje dopiete decizive duke e bere mjaft te ëmbël humbjen per skuadrën e tij.

 

Argjentinasi kaloi ne epërsi Juventus ne minutën e 32 përpara se Hamshik me fillimin e pjesës se dyte barazoi shifrat. 6 minuta me vone ne te 59-en përsëri Higuain kaloi ne avantazh skuadrën e Alegrit ndërkohë qe napolitanet ju kundërpërgjigjen me pas me dy gola te Mertens dhe Insinje, nje rezultat qe ne fakt nuk mjaftoi per kualifikimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *