E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus finale mes drithërimash

Ilustrim · Vizion Plus

Juventus është finalisti i dyte i Kupës se Italisë, por per te arritur këtë vend “zonja e vjetër” jashtë çdo parashikimi e arriti vetëm pas 120 minutave loje nga pika e bardhe e penalltisë. Ne takimin e dyte gjysmëfinale, skuadra e Alegrit vinte ne rolin e pretendentit pas fitores 3-0 ne sfidën e pare ndaj Inter. Gjithsesi ne ndeshjen me te mire ndoshta te sezonit, zikaltertit arritën te përmbysnin gjithçka, duke shënuar tre here ne portën kundërshtare. Golat për vendasit mbajtën firmat e Brozovic, dopiete nje prej te cilave me penallti dhe Perisic. Te dy skuadrat ju drejtuan 30 minutave te shtesës, por ky rezultat nuk ndryshoi për te zgjidhur gjithçka me penallti. Nga pika e bardhe e penalltive me te sakte juventinet ne te 5 gjuajtjet, ndërsa per skuadrën e Mancinit gaboi Palacio.

Bayern, humbja e pare ne shtëpi nga Mainz

Termet ne Bundeslige. Kryesuesit e Bajernit pësuan humbjen e pare ne shtëpi dhe te dytën ne kampionat ne javën e 24 te kampionatit gjerman. Ne “Alianz Arena” skuadra e Guardioles u munden 1-2 nga Mainz me këta tashme ne vend te katërt me pike te barabarta me Monchengladbah qe përkthehet ndryshe dhe nje vend ne Champions League sezonin e ardhshëm. Miqtë gjeten te paret rrjetën me Sampiero, u barazuan nga Roben, ndërsa 4 minuta nga fundi Cordoba i dha fitoren historike skuadrës se Mainzit.

Real i kthehet fitoreve ne la liga

Pas barazimit me Malagen dhe humbjen ne derbi, Reali i Zinedin Zidan i rikthehet fitoreve ne La Liga. Ne javën e 27, madrilenet fituan ne fushën e Levante me rezultatin 3-1, por nuk arritën te bindnin ne nje loje pa shume shkëlqim. Miqtë gjeten rrjetën dy here fale Kristiano Ronaldo nga pika e bardhe e penalltisë dhe autogolit te Marino përpara se Diverson te ngushtonte diferencën ne minutën e 39. Rezultati përfundimtar 1-3 u siglua vetëm ne minutën e dyte te shtesës me autor Isco.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh