Goretzka dhe Emre Can, këta janë dy objektivat kryesorë të Juventusit në merkaton e janarit. Dy emrat në fjalë janë në skandencë kontrate me skuadrat respektive, Schalke 04 dhe Liverpool, por konkurrenca për të siguruar shërbimet e tyre është e madhe. Për Juventusin paraqitet një mundësi që nuk duhet humbur.

 

“Janë dy lojtarë luksi me parametër zero, nuk mund ta fsheh që po e studiojmë me shumë kujdes situatën, si shumë skuadra të tjera.”

 

Kështu u shpreh Beppe Marota, një ditë më parë. Të vëzhgosh nuk të pengon njeriu, por në këtë rast duhet të dish të hidhesh në sulm në momentin e duhur. Juventusi, gjithsesi, ka treguar se di të tregohet një skuadër oportuniste. Për dy mesfushorët e Kombëtares Gjermane interesimi është i madh nga klubet më në zë në Europë. Në janar apo në verë me parametër zero, kjo mbetet për t’u parë. Precedentët te Juvja janë të shumtë, që nga Pirlo, Pogba, Llorente, Evra, Khedira e Dani Alves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *