Juventus e nisi sezonin 2016-17 ne mënyrën me te mire, teksa arriti fitore qe ne javën e pare te Serise A. Ne Juventus Stadium, kampionet e Italisë munden me rezultatin 2-1 Fiorentinen. Nje fitore me se e merituar per skuadrën e Alegrit dhe qe ka vlera te mëdha përballe nje rivali qe gjithmonë ka qene i vështire per t’u mundur vitet e fundit. Zonja e Vjetër e nisi mjaft mire takimin duke dominuar si per te treguar se do te jete nje tjetër vit ne luftën per titull dhe duke shtuar dyshimet se cila do te jete skuadra qe do ta ndaloje drejt trofeut te 6 radhazi. Dhe ne minutën e 37 vendasit arritën te zhbllokonin shifrat fale Sami Kedhira. Atëherë kur mendohej se çdo gje ishte nen kontroll, skuadra e Paolo Souzes befasoi kur barazoi shifrat ne minutën e 70 me Kalinic. Gjithsesi lavdia do t’i takonte blerjes se këtij sezoni Higuain. I futur ne minutën e 66 ne vend te Manxhukic, sulmuesi argjentinas pas 9 minutash kaloi edhe njëherë tjetër ne avantazh Juventusin, duke bere te shpërthente tifozeria e pranishme ne stadium. Juventus tre pike qe ne ndeshjen e pare duke dhen enje sinjal te qarte per kundërshtaret e tij, uria për te fituar akoma trofe është shume e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *