Gabimi është i ndaluar në këtë moment të Champions, çdo hap fals mund të jetë fatal.
UEFA Champions League rikthen sot në mbrëmje gjysmën e ndeshjeve të parafundit të fazës së ligës, të cilat transmetohen sikurse gjithmonë në Tring.
Liverpuli që luan sot në mbrëmje në shtëpi përballë Lile është i vetmi ekip zyrtarisht i kualifikuar direkt për në fazën tjeter të 1/8. Të kuqtë kanë 18 pikë , perfekt deri tani me 6 fitore në 6 ndeshje dhe sonte kundër francezëve të Edon Zhgeroves luajtën për të dëfryer tifozët e tyre.
Nga ana tjetër Lile mban vendin e fundit të tetëshëses së parë dhe ka dy ndeshje në dispozicion për ta siguruar kualifikimin direkt sonte në Anfilld dhe javën e ardhshme në duelin e fundit.
Ndërkohë Barcelona e vendit të dytë luan në transfertë një derbi të bukur iberik kundër Benfikes. Katalanasit kanë 15 pikë dhe duan që ta mbyllin që sonte kualifikimin për të mos i lënë asgjë rastësisë në sfidën e fundit shtëpi ka kundër Atalantes që është një skuadër e fortë.
Ndër ekipet italiane, vëmendja në mbrëmje tek Club Bryzh-Juventus.
Bardhezinjtë iu duhen gjashtë pikë në rastin më të mirë për të prerë biletën e kualifikimit, ndaj duhet patjetër të fitojnë sonte në Belgjikë dhe këtë gjë ta bëjnë edhe ndaj Benfikes në fushën e tyre pas një jave.
Suksesi ndaj Milanit në klasiken e kampionatit ia ka dhënë entuziazmin e duhur skuadrës.
Në ekip është kthyer nga dëmtimi Fransisko Konseisao ndërsa sa i takon serbit Vlahovic, Tiago Mota i befasoi të gjithë duke thënë se ndaj Milanit serbi nuk u aktivizua për arsye teknike, jo për çështje dëmtimi, ndaj mbetet ende për tu parë se si do të vendose sonte trajneri i Zonjës së Vjetër.
Interesante tek skuadrat italiane edhe sfida ne Renato Dal Ara mes Bolonjës dhe Dortmund.
Italianët duan të shpëtojnë nderin e tyre pasi kanë marrë vetëm 2 barazime ne 6 ndeshje, ndërsa për Dortmundin është vendimtar suksesi sot për tu afruar me kualifikimin, në letër një nga duelet më të forta është edhe ajo mes Atletiko Madrid dhe Bajern Leverkusen.
Spanjollët kanë 12 pikë ndërsa kampionët e Gjermanisë 13 pikë, kush fiton është me një këmbë në fazën tjetër.
I njëjti diskutim është edhe për Atalanten, skuadrën e Berat Gjimshitit që duhet të shfrytëzojë sot faktin fushë dhe kundërshtarin jo të fortë Shturm Grac për të fituar si e vetmja mënyrë që të provojë mrekullinë në duelin e fundit në Spanjë kundër Barcelonës./vizionplus.tv