Numërimi mbrapsht tashme ka nisur. Juventus dhe Real Madrid janë gati për sfidën e vitit në Cardiff këtë të shtunë ora 20 e 45 në finalen e Uefa Champions League. Përballja italo-spanjolle po pritet me shumë ankth dhe njëkohësisht edhe entuziazëm në të dyja kampet, ndërsa pjesa tjetër e Europës dhe botës do të shijojnë spektaklin që do të ofrojnë këtë dy superklube ne “Millenium Stadium”.

 

Në Shqipëri, emocionet do të përcillen si gjithnjë vetëm ne Tring HD dhe Vizion Plus HD me një maratone transmetimi mes emisionit të zakonshëm me shumë të ftuar në studio si dhe surprizave të tjera, që do të vijnë përmes lidhjeve direkte nga Cardiffi.

 

Juventusi dhe Reali udhëtuan paraditen e se premtes per në Uells, për t’u ambientuar sadopak me klimën vendase, e cila ndryshon nga Spanja dhe Italia. Bardhezinjte pësuan një goditje te vogël në prag të finales së madhe, pasi ne stërvitjen e fundit, te zhvilluar para nisjes per ne Uells, Sturaro pësoi një dëmtim që me gjase do e mbajë larg stolit.

 

Pjesa tjetër e ekipit, me përjashtim të kroatit Pjaca është ok. Asnjë problem ndërkohe në krahun tjetër ku gjithçka shkoi mirë për Los Blankos në stërvitjen e fundit, para se ekipi të fluturonte këtë te premte për në Cardiff. Zidan ka rikuperuar të gjithë lojtarët, si Bejl, Karvahal dhe Varan dhe tani dilema më e madhe do të jetë përzgjedhja e 18 lojtarëve, që do të jenë në stol dhe ata që do shkojnë në tribune.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *