E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sport

Juventus dhe lojtari drejt “divorcit”

Juventus dhe Alex Sandro duket se kanë vendosur të mos vijojnë më bashkëpunimin mes tyre.

Mediat italiane bëjnë me dije se kontrata e futbollistit skadon në qershor të viit 2024, dhe si lojtari ashu edhe klubi kanë vendosur që të mos rinovojnë.

Në Torino nga 2015-2016, në fund të edicionit që po luhet, Alex Sandro mbyll 9 sezone në Piemonte me fanellën e një prej klubeve më të suksesshëm në Itali.

Futbollisti numëron 315 paraqitje, 15 gola dhe 33 asiste me bardhezinjtë, ndërsa ka marrë 56 kartonë të verdhë dhe vetëm 2 herë është ndëshkuar me karton të kuq.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë