Real Madrid dhe Juventus janë padiskutim dy nder klubet me te mëdha të panoramës futbollistike euopiane. Sigurisht madrilenet janë një klub shumë më i lavdishëm sesa italianet, ne drejtim të trofeve te fituara në Europë sidomos në Uefa Champions League.  Klubi i Merenges është rekordmen i triumfeve e këtë kompeticion plot 11 herë, ndërsa kjo është finalja e 15 që luan në total.

 

Madrielet janë fitues në fuqi të Uefa Champions pasi mundën vjet ne San Siro Atletiko Madrid me 11-metersha. Los Blankos kërkojnë të fitojnë trofeun për herë të dytë radhazi, gjë e cila nuk është realizuar ne formatin e ri të këtij kompeticioni nga asnjë klub, ndërsa kur trofeu emërtohej kupa e kampioneve, ishte Milani që e fitonte dy herë radhazi në 1989 dhe 1990.

 

Madrilenet kanë një tjetër të dhënë po kaq interesante që lidhet me sukseset brenda një edicioni. Ky klub, nuk ka arritur kurrë të fitoje kampionat dhe kompeticionin më të madh të klubeve ne Europe, në të njëjtin sezon që nga viti i largët 1958, udhëhequr nga legjenda si Xhento, Di Stefano, Kopa etj.

 

Nga ana tjetër, Juventus i kënaqet vetëm faktit se ne 11 ndeshje te luajtura ne kete eveniment ndaj Realit ka fituar 6 përkundrejt 3 te spanjolleve. Por bardhezinjte jane ekipi i finaleve të humbua në këtë kompeticion.

 

Italianet janë për herë të 9 në finale ndërsa më parë nga 8 raste kanë triumfuar vetëm 2 herë në 1985 kundër Liverpulit 1 me 0  dhe ne 1996 kundër Ajax me 11-metersha. Plot 21 vite pritje për bardhezinjte për t’u rikthyer tek ky sukses dhe 4 finale të humbura gjatë kësaj kohe.

 

Njëra nga këto finale në 1998 pikërisht ndaj Realit të Madridit. Në fushë për Zonjën e Vjetër ishte mes të tjerëve edhe Zidan, ai që sot drejton Realin. Një finale që u vendos nga një gol i dyshimte i serbit Mijatoviç. Sot, 19 vjet me vone, bardhezinjte kanë shansin t’i kthejnë reston madrileneve ne duelin me te pritur te vitit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *