Juventus fitoi me përmbysje ndaj Milanit në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 31 të kampionatit italian.

Bardhezinjte me këtë fitore janë vetëm një hap larg zyrtarizimit si kampione të Italisë. Ndeshje e luftuar dhem e bukur ajo e luajtur ne Torino me Milanin më kërcënues në pjesën e parë.

Kuqezinjve iu mohua fillimisht një 11-metersh pas një prekje të topit me dorfë në zonën e Juventusit. Por pak më vonë ishte një gabim i Bonuccit që i dha mundësine Piatek që të kalonte kuqezinjte në avantazh.

Megjithatë në pjesën e dytë bardhezinjte përmbysen gjithcka. Fillimisht Dybala barazoi me një penallti ndërsa në fund Moses Kean, talenti i ri i Juventusit shënoi edhe golin e fitores.

Milani me këtë humbje rrezikon edhe më shumë zonën champions.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *